Meta takon ambasadorin çek: Me rëndësi çelja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV

Mos i humb

Presidenti i vendit, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka darë detaje nga takimi.

Presidenti shkruan se është me rëndësi të madhe zhbllokimi i ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për fillimin e procesit të hapjes së negociatave.

Postimi i plotë:

Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.
Më paraqiti përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE, të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.
Urova për sukses të plotë Presidencës Çeke të BE dhe theksova rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për fillimin e procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në familjen europiane, por edhe për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit