Meta takon ish-Dekanin e Ekonomikut: Gjeneratë me vlera të jashtëzakonshme, kurrë s’mund të konsiderohet në pension

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun.

Shoqëruar me një foto krah profesorit, ku shfaqen të dy me maskat anti-Covid, Kreu i Shtetit shpreh vlerësime për Kërçukun, teksa e cilëson atë me vlera të jashtëzakonshme.

“Kënaqësi të çmallesha sot me ish-Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Skënder Kërçukun. Një gjeneratë me vlera të jashtëzakonshme, që kurrë nuk mund të konsiderohet në pension.

Dijet dhe përvoja e tyre i bën edhe më të kërkuar në këto kohë plot sfida për vendin. 📚🇦🇱”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit