Meta takon ministrin kinez: Forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang YI.

Presidenti Meta vlerësoi miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet  mes dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar edhe më tej ato në të ardhmen.

“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI. Vlerësova miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shpreha dëshirën për t’i forcuar edhe më tej në të ardhmen. Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë.

Duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e sigurova Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit