Meta takon ministrin polak: Linja ajrore direkte mes dy vendeve

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Jacek Czaputowicz.

Në deklaratën e Presidencës thuhet se Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, duke iu referuar potencialeve të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe shprehu besimin për shtimin e investimeve të drejtpërdrejta polake në Shqipëri dhe intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, industrisë minerare, transportit, etj.

“Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen e bashkëpunimit në këtë sektor, dhe për këtë duhet të shihen mundësitë për vendosjen e linjave ajrore direkte midis dy vendeve”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit te Jashtëm polak, si një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet tradicionalisht miqësore që në këtë vit kremtuan 80-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit