Meta u prezanton Shqipërinë studentëve amerikanë

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka njohur një grup studentësh amerikanë me Shqipërinë, duke e njohur në veçanti me të kaluarën e vendit tonë dhe rrugëtimin drejt integrimit.

Universiteti i Nju Jorkut, “Thornton Donovan School” ka vendosur Shqipërinë shtet të studimit në kurrikulën e saj shkollore për vitin akademik 2017/18, dhe një grup profesorësh e studentësh amerikanë ndodhen në Tiranë.

Presidenti Meta, gjatë bashkëbisedimit, theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin dhe aleatin strategjik të vendit tonë dhe kombit shqiptar.

“Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA-të. Shqipëria dhe kombi shqiptar do t’i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ndjej kënaqësi tek shoh kaq shumë energji pozitive mes jush, rinisë amerikane, për ta njohur vendin tonë. Uroj që përshtypjet pozitive që keni krijuar nga kjo vizitë, kaq mbresëlënëse për ju, të shërbejnë si pikë referimi edhe për bashkëmoshatarët tuaj në SHBA, për ta vizituar vendin tonë dhe për të forcuar akoma më shumë marrëdhëniet mes dy popujve”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta gjatë bashkëbisedimit me studentët amerikanë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit