Meta: Unë firmosa, por nuk pashë se kush…

Mos i humb

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, u pyet në lidhje me marrëveshjen e firmosur një ditë më parë mes opozitës.

I pyetur se përse këtë marrëveshje bashkimi nuk e kanë firmosur Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Lulzim Basha, Meta tha se nuk e kishte vënë re që mungonte firma e tyre.

“Së pari mua më është propozuar një dokument si kreu i PL nga ana e PD, dhe ai dokument që është bërë publik, besoj se është shumë parimor dhe është në përputhje të plotë me objektivat e PL. Nuk kam parë fare se kush e ka firmosur këtë dokument. E kam firmosur sikurse do firmosja gjithçka pozitive që i shërben përpjekjeve të përbashkëta për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese dhe për një demokraci funksionale”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit