Meta zyrtarizon datën: Më 6 mars mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore

Mos i humb

TIRANE– Presideni Ilir Meta ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në një postim në rrjete sociale Meta shkruan se ka dekretuar caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Më tej i pari i vendit uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë

Presidenti Ilir MetaTë dashur qytetarë,

Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit