MHP mbështet kandidaturën e Erdogan për zgjedhjet presidenciale

Mos i humb

 

 

Grupi parlamentar i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) në Parlamentin e Turqisë mori vendim që kjo parti të mbështesë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 qershor.

Grupi parlamentar i MHP-së mbajti sot mbledhje në Parlamentin turk, ndërsa e kryesoi kryetari i grupit të deputetëve të MHP-së, Erkan Akcay.

Gjatë mbledhjes është marrë vendim që MHP të ofrojë mbështetje për Erdoğan.

Të premten, më 4 maj, MHP pritet të përcjellë kërkesën e saj për kandidim në Këshillin Suprem të Zgjedhjeve të Republikës së Turqisë (YSK).

Partia në pushtet për Drejtësi e Zhvillim (AK Parti), kryetar i së cilës është Erdoğan, dhe MHP më herët ranë dakord për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, e quajtur “Aleanca Popullore”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit