Mianmar, grupet e armatosura kundër grushtit të shtetit vrasin disa ushtarë

Mos i humb

Grupet e armatosura kundër grushtit ushtarak në Mianmar, pretenduan se kanë vrarë 6 pjesëtarë të ushtrisë së Mianmarit në qytetin më të populluar të vendit, Mandalay, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në gazetën “The Irrawaddy”, Forcat Kombëtare të Mbrojtjes së Mianmarit (MNDF) e formuar nga “qeveria civile” kundër grushtit të shtetit, bashkë me Ushtrinë e Pavarësisë Kachin (KIA), një prej grupeve të armatosura etnike në Mandalay, zhvilluan dje një bastisje ndaj bazës së ushtrisë në rajon.

Zëdhënësi i MNDF-së ka pretenduar se në konflikte kanë vrarë 6 pjesëtarë të ushtrisë së Mianmarit.

Ndërkohë, administrata ushtarake e Mianmarit nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me pretendimet.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Në Mianmar vazhdojnë konfliktet mes ushtrisë dhe grupeve kundërshtare të grushtit të shtetit, ndërkohë që deri më tani 998 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit