Mike Pence bojkotohet nga palestinezët

Mos i humb

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence ka nisur një vizitë në Izrael, në etapën më të fundit të një turneu në lindjen e mesme, i pari që pas njohjes nga ana e presidentit Donald Trump të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Pence është i sigurt për një pritje të ngrohtë kur të flasë para parlamentit izraelit. Kryeministri Benjamin Natanjahu e ka cilësuar ndërkaq atë një mik të madh të Izraelit.

“Do të diskutoj dy çështje me të; paqen dhe sigurinë. Përsa i takon paqes kam një mesazh për liderin palestinez Mahmoud Abbas, nuk ka alternativë tjetër për lidershipin amerikan në procesin diplomatik. Kushdo që nuk është i gatshëm të flasë me amerikanët për paqen, nuk e do paqen”, paralajmëroi Natanjahu.

Palestinezët po bojkotojnë zv presidentin pence për shkak të vendimit të Trump për Jeruzalemin. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas e ka quajtur një shuplakë në fytyrë këtë vendim dhe ka refuzuar Uashingtonin si ndërmjetësues i drejtë në bisedimet e ardhshme për paqen.

Para se të mbërrinte në Izrael, Pence pati një takim në Jordani me mbretin Abdullah, ku ky i fundit bëri apel për një përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të rikthyer besimin në rajon. Në një takim të mëparshëm, Pence raportohet se ka inkurajuar liderin egjiptian, Presidentin Abdel Fattah al Sissi të bëjë presion mbi palestinezët për tu rikthyer në bisedimet e paqes, duke thënë se ai mbështeste një zgjidhje dy shtetëse nëse të dyja palët e duan atë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit