Në Betlehem protesta për vizitën e zv/presidentit të SHBA-ve

Mos i humb

Palestinezët para kishës El-Mehd në Betlehem protestuan kundër vizitës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence.

Me këtë rast është djegur flamuri i SHBA-ve, ndërsa protestuesit mbanin pankarta në të cilat theksoheshin porosi duke dënuar vizitën e Pence-s.

Protestuesi Mazin el-Izze deklaroi se e porositën Pence se nuk do të arrijë të rrezikojë projektin e çështjes palestineze.

Pence vizitën në vendet e Lindjes së Mesme e filloi para disa ditëve në Egjipt, ndërsa pas Jordanisë kaloi në Izrael. Pritet që gjatë vizitës dyditore të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Pence para vizitës deklaroi se Kudsi duhet të mbetet “kryeqytet i Izraelit”. Presidenti amerikan, Donald Trump, në dhjetor të vitit 2017 mori vendim për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit