Milaim Zeka: Drejtësia e Kosovës është fundosur

Mos i humb

Deputetët e opozitës kanë fjalë të mira, por edhe dresojnë kritika të shumta në drejtim të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, ndërsa kërkojnë që ky institucion të largohet nga ndikimi politik nëse dëshiron të jetë brenda përgjegjësive ligjore.

Po ashtu janë vënë në pah edhe veprimet kundërligjore për përgjimet e bëra ndaj prokurorëve , gjyqtarëve e gazetarëve.

Anëtari i komisionit ,deputeti Milaim Zeka, nuk është i kënaqur aspak me punën e Inspektoratit Policor të Kosovës, derisa ai përmend se si në kohën e Hilmi Mehmetit , kur departamenti i veçantë brenda IPK-së ka bërë përgjime e që janë shkelje ligjore.

“Ajo çfarë kam raportuar para ministirit është se brenda IPK-së ka qenë një departament i veçantë të cilët kanë përgjuar prokurorët, gjyqtarët gazetarët mandej i kanë shantazhuar. Kjo ka ndodh në mandatin e kaluar të ish shefit të inspektoratit Hilmi Mehmetit. Ai jashtligjshëm dhe përpos kësaj ka qenë komisioni që ka bërë shkelje drastike. Në momente kur në Policinë e Kosovës ndodh që përgjohen prokurorët kryeprokurorët kjo është e tmerrshme. Kjo krijon pasiguri tek të gjithë”, tha Zeka. Duke shtuar më pas me argumentet e tij ndaj veprimeve jo ligjore të policisë.

“Përmes presionit ju ka marrë një shkresë zyrtare me zor. Ekzistojnë faktet kur prokuroria thotë që policia më ka marr me zor shkresën. Këto janë gjërat që i kam raportuar. Kam kërkuar në mënyrë absolute që Hilmi Mehmeti të thirret dhe të dëgjohet. Besoj se tre anëtarët e komisionit ja kanë përgatitë kurthin për me përjashtuar. Nuk mundet me u përjashtuar vetëm shefi, duhet të përjashtohet edhe komisioni. Dëgjova që është suspenduar Qerim Bytyqi, ai që ka incizuar videon e shefit Hilmi Mehmeti”, ka thënë Zeka për të shtuar më pas se edhe prokurorja në rastin e Agron Mustafës është shantazhuar.

“Departamenti për përgjime të veçanta është udhëheq nga një inspektore që quhet Valbona. Është shantazhu prokurorija e rastit të Agron Mustafa. Në kohën e Fitim Shishmanit ka ekzistuar ky departament. Na po flasim për historik të IPK-së, po flasim për atë kohë. Shantazhi i Nazim Sahitit është bërë tash me prokurorët e rastit në fjalë”,bëri të ditur Zeka, duke shtuar se në Kosovë drejtësia është fundosur.

Ndërkaq anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, deputeti i LDK-së Ismet Beqiri, duke folur për raportimin në komision të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj tha se bazuar në raportin e ministrit Policia dhe inspektorati i Kosovës kanë bërë një punët mirë, por nuk mund të thurim vetëm lëvdata për këtë institucion, derisa gjatë kohë janë mbajtur të fshehura shumë veprime jo të këndshme në këtë institucion të sigurisë.

“Nuk mund të themi se nuk ka gjëra të mira të bëra. Ka gjëra që janë fshehu prej shumë viteve. Ajo që duhet bërë është që të respektohet ligji. Nuk na duhet ndikimi politik në IPK. Jemi të interesuar për njerëz qe punojnë sipas ligjit dhe pa ndikim”, tha Beqiri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit