Ministri i Administratës Publike që disa mandate qeverisëse e mban të njëjtën pozitë. Që nga koha kur PDK-ja është në pushtet, ky post ka qenë i rezervuar për të.
Ai është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (Kosova Demokratik Tyrk Partis).
Nga formulari për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) del se ministri Yagcilar është themelues i një OJQ-je me emrin “Kosova Turkleri Milli Bajrami”.
Nga pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar një shtëpi si trashëgimi e përbashkët familjare në prej prej 110 mijë euro.
Gjithashtu, në formular ai ka deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 32 mijë euro, për të cilën thotë se e ka blerë nga kursimet.
Jo vetëm kaq, ai ka edhe një banesë tjetër, të cilët thotë e bleu me kredi në vlerën prej 65 mijë eurosh.
Ministri Mahir Yagcilar ka deklaruar edhe truall-mal, të cilin po ashtu thotë se e bleu nga kursimet në shumën prej mbi 28 mijë eurosh.
Kurse automjeti i bashkëshortes së tij Renault Modus kushton 6 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe pasurinë që e ka në vlerën e arit në shumën prej 5 mijë euro.
Paga e tij vjetore arrin mbi 16 mijë euro, kurse mëditjet kapin shumën e afro 1 mijë e 500 eurove.
Ndërkaq, bashkëshortja e tij ka pagë vjetore mbi 9 mijë euro, e cila punon në NLB Bank./Kosova Post/