Fillon mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni

Mos i humb

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbajnë sot takimin e parë të përbashkët ndërqeveritar në Pogradec.

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev është pritur me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas ka filluar mbledhje e përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij Zaev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Sipas një njoftimi nga Qeveria e Shqipërisë, në fokus të bisedimeve mes dy qeverive do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Gjithashtu është njoftuar se mes dy vendeve do të nënshkruhen edhe disa memorandume bashkëpunimi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit