Milionerit të Qeverisë Haradinaj nuk i punojnë kompjuterat

Mos i humb

Zëvendës/kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli i cili njihet edhe si njëri nga milionerët e njohur në Ballkan, jo që Kosovës nuk i solli asnjë njohje që nga ardhja e tij në dikasterin e Jashtëm, por, duket se ai ka edhe një problem ‘banal’ tjetër. Duke qenë ministri më i pasur në Kosovë, atij nuk i funksionojnë kompjuterët në dikasterin që e drejton.

Ndonëse sot ishte ditë pune për institucionet, një qytetar i cili kishte nevojë për dorëzimin e dokumenteve për marrjen e vulës apostile, ky qytetar është kthyer pa marr këtë shërbim me arsyetimin se asnjë nga kompjuterët e Ministrisë së Jashtme nuk është funksional. Pra, qytetari i cili kishte bërë disa kilometra rrugë, është kthyer mbrapsht, madje nuk i’a kanë pranuar as dokumentat edhe pse ai këtë rrugë disa kilometërshe duhet të marr edhe njëherë e kush e di mbase edhe atëherë që mund të jetë nesër.

Qytetari nga Suhareka, emër i njohur për redaksinë, i është ankuar për mosmarrjen e shërbimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kosova Post-it, dhe kjo e fundit ka konfirmuar se në këtë ministri nuk ofrohet ky shërbim për shkak së kompjuterët nuk ishin fukcional që nga orët e herëshme të mëngjesit. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit