Minatorët e Trepçës paralajmërojnë përshkallëzim të situatës

Mos i humb

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, ku shprehin shqetësim lidhur me mos kalimin e draft statutit për Trepçën të propozuar nga punëtorët dhe paralajmërojnë veprime radikale në të ardhmen, duke mos përjashtuar protesta dhe grevën e përgjithshme.

“Minatorët dhe punëtorët e Trepçës janë të zhgënjyer me qasjen e Bordit të Trepçës. I nderuari kryeministër, nga ju është premtuar që të dy versionet e draft statutit për Trepçën t’ju dërgohen në Parlament, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe minatorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të krijuar dhe nuk përjashtohet eskalimi i situatës ku mund të shkoj drejt protestës apo grevës së përgjithshme”, thuhet në letër.

Minatorët përkujtojnë se gjendja aktuale në Trepça nuk është e mirë, pasi kërkesat dhe vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh nga Bordi i Trepçës dhe Qeveria e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit