Ministrat e Mbrojtjes së BE, diskutim mbi emigracionin në Ballkan

Mos i humb

Ballkani Perëndimor kryeson axhendën e takimit të ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Europian në Bruksel.

Ministrat do të diskutojnë iniciativat e reja të sigurisë me rajonin, në atë që shihet si hapi i rëndësishëm i tij drejt anëtarësimit. Vëmendja do të fokusohet tek mënyra sesi do t’i koordinojë blloku politikat më të fundit të sigurisë dhe emigracionit me vendet ballkanike. Takimi vjen pak pas prezantimit të strategjisë së zgjerimit të KE-së, të bërë publike muajin që shkoi, ku u përvijua mundësia e aderimit deri në vitin 2025.

Edhe pse në dokument theksohej qartë se kjo datë ishte e vlefshme për Serbinë e Malin e Zi, Jean-Claude Juncker e deklaroi në Tiranë se nga një afat i tillë kohor nuk përjashtohen as vendet e tjera, por afrimi i tyre me unionin do të jetë në bazë merite e përmbushjeje të kritereve. Siguria është një prej 6 iniciativave kyçe të parashtruara në strategjinë e komisionit. Sipas Brukselit, fushat ku do të përqendrohet vëmendja përfshijnë krimin e organizuar dhe terrorizmin, sfidën e luftëtarëve të huaj terroristë e trafikimin e armëve të zjarrit dhe eksplozivëve.

Të gjitha rekomandimet e sigurisë të hartuara në këtë takim, pritet të zyrtarizohen në objektiva politike gjatë samitit të BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje, në 17 maj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit