Ministri belg propozon ekip policor për migrantët

Mos i humb

Ministri belg i Azilit dhe Migrimit, Theo Francken, ka propozuar ngritjen e një “ekipi të shpejtë policor” për intervenim të shpejtë kundër migrantëve ilegalë të cilët përfshihen në incidente.

“Duhet krijuar një ekip i shpejtë policor për evidentimin e shpejtë dhe deportimin e refugjatëve të cilët përfshihen në incidente. Ky ekip do të veprojë së bashku me Zyrën Belge për të Huaj dhe do të intervenojë kur konfirmohet ndonjë incident”, tha Francken gjatë bisedimeve për buxhetin në Parlamentin Federal të Belgjikës.

Ministri Francken tha se nevojën për një ekip të tillë e kanë dëshmuar edhe incidentet në festimin e marokenëve në Bruksel pas kualifikimit të Marokut në Kupën Botërore që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Ndaj Francken ka reaguar deputeti i Parlamentit Federal, njëherësh kryetar i Bashkisë Saint Josse, Emir Kir, i cili tha se Francken është duke u sjellur në mënyrë populiste.

“Ju po shënjestroni një komunitet të caktuar dhe po përpiqeni t’i stigmatizoni këta persona. Përqendrohuni në temat tuaja”, tha ai.

Propozimin e Theo Franckenit e përshëndeti edhe deputetja Sarah Smeyers nga radhët e partisë së tij Aleanca e Re Flamane Nacionaliste (N-VA), e cila tha se ky hap do ta lehtësonte luftën kundër sulmeve dhe incidenteve të dhunshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit