Ministri Beqaj: Fuqizimi grave në ekonomi prioritet i MIN-së

Mos i humb

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka mbajtur takim me Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës me qëllim të promovimit të Programit për financim të NVM-ve.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Beqaj i ka ftuar gratë ndërmarrëse që të aplikojnë për mbështetje financiare në këtë Program, duke theksuar se mbështetja e grave ndërmarrëse të Kosovës është njëri nga objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pasi niveli i ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë është i ulët.

“Gratë ndërmarrëse të Kosovës kanë dëshmuar se kanë potencial ndërmarrës dhe qëllimi i Programit për mbështetje financiare është fuqizimi ekonomik i grave dhe ngritja e potencialit prodhues dhe shërbyes të NVM-ve për rritje të eksportit të produkteve dhe shërbimeve”, theksoi Beqaj.

“Beqaj ka thënë se po ashtu se gratë ndërmarrëse janë shtyllë e rëndësishme ekonomike në të cilën duhet të investohet më shumë nga shteti me përkrahje financiare, të cilën është duke e bërë tashmë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ai ka siguruar se projektet e grave do të trajtohen me prioritet, pasi objektiv kryesor i Ministrisë është përkrahja e grave ndërmarrëse”, thuhet në komunikatë.

Arieta Vula Pozhegu, anëtare e Bordit e G7, ka thënë se shpreson përkrahja e grave ndërmarrëse nga MIN nuk do të mungojë.

Gratë ndërmarrëse anëtare të Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës-G7 kanë shfaqur interesimin e tyre për Programin e financimit të NVM-ve dhe mundësitë për përfitim të përkrahjes financiare për ndërmarrjet e tyre, me theks në mundësitë e përfitimit nga ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit