Në protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” në Gaza, 155 dëshmorë

Mos i humb

 

Ushtria e Izraelit ka martirizuar 155 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 17 mijë të tjerë në protestat paqeësore të “Marshit të Kthimit të Madh” të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në Rripin e Gazës nën rrethim.

Në një deklaratë me shkrim zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra ka thënë se deri më tani në protestat e “Marshit të Kthimit të Madh” ushtarët izraelitë kanë martirizuar 155 palestinezë, prej tyre 23 fëmijë, 3 gra dhe 2 punonjës të shëndetësisë.

Sipas tij, në protestat paqësore të mbajtura në kufirin e Rripit të Gazës janë plagosur 17.259 palestinezë. Kudra thekson se 4.348 prej tyre janë plagosur me plumba të vërtetë, 430 me plumba gome, 2.700 nga shrapneli ndërsa 2.593 të tjerë janë prekur nga gazi lotsjellës.

Ai thotë se 3.279 nga të plagosurit janë fëmijë ndërsa 1.553 gra. Zëdhënësi Kudra tha se 404 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa 4.141 të tjerë në gjendje mesatare shëndetësore.

– “Marshi i Kthimit të Madh”

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit