Ministri Gashi premton realizimin e kërkesave të Sindikatës së Policisë

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim nënkryetarin e Sindikatës së Policisë, Shaban Tasholli.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata   gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit