Ministri Hasani pritet nga Presidentja Osmani, çfarë u diskutua

Mos i humb

Gjatë turit të tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar edhe presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka ndarë disa foto nga takimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera zbulon se diskutuan thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe situatën aktuale në rajon.

Sakaq, Hasani thotë se e siguroi Osmanin se Shqipëria do të jetë gjithmonë mbështetësja më me zë e Kosovës.

“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon.

E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ministri.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit