Ministri i Arsimit jep lajmin e shumëpritur

Mos i humb

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi ka thënë se Kosovës nuk i duhen ekonomistë dhe juristë, pasi që ka mjaftueshëm edhe për dhjetë vitet e ardhshme.

Studentët kosovarë nuk janë të përgatitur edhe aq për tregun e punës. Universitetet publike dhe kolegjet private nuk kanë bërë edhe aq sa duhet në këtë drejtim që të kenë programe më adekuate në përgatitje të studentëve për tregun e punës.

Ai tha se Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik kanë një numër të madh të studentëve. Sipas tij, Kosova ka mjaftueshëm ekonomistë dhe juristë dhe vendit tonë nuk i duhen të tillë edhe për 10 vitet e ardhshme.

“Kemi një numër të jashtëzakonshëm të universiteteve publike dhe kolegjeve private që bazën e tyre e kanë fakultetin juridik dhe ekonomik, ndërsa gjitha raportet që bëhen në hulumtime të tregut të punës na tregon se për ekonomistë dhe juristë ne nuk kemi nevojë edhe 10 vitet e ardhshme, shohim se kemi mos-përputhje mes asaj se si i kemi të organizuar programet në universitete dhe kolegje dhe çka në fakt kërkon tregu, mendoj se kjo ka qenë politikë e jona e ministrisë”.

“Publikimet për bursa, kemi nda programet që kush mund të përfitoj bursë, programet që kërkohen në treg të punës ne i kemi orientuar në atë drejtim që studentët të i stimulojmë që janë të nevojshëm për tregun e punës”, tha Bytyqi.

Ai tha se tani janë të fokusuar në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

“Është shumë e nevojshme të bëjmë riorganizimin e universiteteve sepse po flasim mbi gjitha për një ngritje të cilësisë dhe përgatitjen e të rinjve tanë për tregun e punës, nuk duhet presim që ndoshta ndonjë ditë shumë të rijnë tanë do të kuptojnë se kanë një diplomë, por do ta kenë të vështirë të gjejnë një vend të punës”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit