Ministri i Brendshëm i Serbisë i kërkon Interpolit të mos e shqyrtojë kërkesën e Kosovës

Mos i humb

Fakti se institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë të re për anëtarësim në Interpol, “tregon se nuk janë mbushur mend nga dështimi në seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai”, citon RTS ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviçin.

Ai po ashtu ka konfirmuar se ditë më parë iu ka dërguar letër Interpolit përmes të cilës ka kërkuar që kërkesa e Kosovës të mos shqyrtohet fare në seancën e ardhshme të Asamblesë së Interpolit.

“Mendoj se të gjithë e kanë të qartë se i vetmi ndryshim që ka ndodhur që nga votimi i fundit është ai se është rritur numri i shteteve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë për Kosovën. Nëse në Dubaj mungonin 40 vota, besoj se në Kil do të jetë edhe më larg nga pranimi”, ka thënë Stefanoviç.

ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë luftën juridike, e cila asnjëherë nuk është ndalur, duke njoftuar edhe njëherë anëtaret e Interpolit pse politizimi i kësaj organizate profesionale do të ishte gjë e keqe për punën e tij të ardhshme, por edhe për të ardhmen e tij të përgjithshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit