Ministri i Brendshëm reagon për arrestimet në Pikën Kufitare: Të vendosur për…

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas operacionit që çoi në pranga 17  efektivë të policisë kufitare.

Çuçi shkruan se ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe thekson vendosmërinë për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë.

Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, deklaron ministri Çuçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit