Ministri i Drejtësisë Tahiri, ka një lajm të mirë për fëmijët e Kosovës

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka premtuar se do të jetë një mbështetës i fuqishëm i çdo ideje që synon avancimin e mëtutjetshëm të fëmijëve të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri, përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘facebook’, i cili i ka njoftuar të gjithë qytetarët se ai do të jetë në mbështetje të fëmijëve pasi që ata janë e ardhmja e këtij vendi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Tahirit:

“Nuk ka gjuhë që na bën bashkë më shumë sesa gjuha që synon një Kosovë në të cilën fëmijët janë të sigurtë, kanë edukim të mirëfilltë, kanë qasje në shërbime shëndetsore dhe në aktivitete sportive e kulturore. Një Kosovë në të cilën të rrisësh fëmijë, si prind, nënkupton që nuk je vetëm. Një Kosovë në të cilën, institucionet publike, nuk çmojnë asgjë më shumë sesa një ambient të shëndoshë në të cilin fëmijët rriten, zhvillohen dhe plotësohen. Ky është vizioni ynë i përbashkët dhe fisnik, ndërsa përgjegjësia jonë është që secili nga ne të ofrojmë një perspektivë që ka për qëllim përmbushjen e këtij vizioni. Në takimin e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me rastin e 20 nëntorit, Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, u zotova se çdo ide që synon të avancojë më tutje progresin e fëmijëve në të gjitha kuptimet, do ta ketë mbështetjen time të plotë si prioritet i veçantë”

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës sot është shënuar Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ku në të cilën morën pjesë kryeparlamentari, Kadri Veseli, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit