Haradinaj kërkon nga Kurzit futjen në axhendën e BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Mos i humb

Kancelari austriak Sebastian Kurz sot në Vjenë organizoi një drekë pune për kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, përmes një postimi në  në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë.

“Theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova, ka thënë Haradinaj, është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm.

“Nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE”, ka thënë ai.

“Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, përfundon Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit