Ministri i ekonomisë së Francës nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve në Arabinë Saudite

Mos i humb

Ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Invetimeve në Riad në 23-25 tetor, e cila mbahet nën patronatin e Princit të Kurorës Mohammed bin Selman të Arabisë Saudite.

Mospjesëmarrjen e tij në Konferencën  ‘Iniciativës për Investime të Ardhshme’ (FII), Le Maire e bëri të  ditur në takimin e senatit , derisa  pikë e rendit të ditës ishte edhe kjo pjesëmarrje.

Le Maire, kujtoi edhe deklaratën e Presidentit të Francës Emmanuel Macron javën e kaluar i cili poashtu ka deklaruar se nuk do të shkojë në Konferencë në Arabinë Saudite.

Ministri Le Maire, në një program të senatit mori pjesë duke iu përgjigjur pyetjeve rreth rendit të ditës.

Maire, gjithashtu kujtoi se me këtë vendim nuk është marrë në shënjestër partneriteti strategjik mes dy vendeve.

Ndryshe, anulimi i parë i Konferencës për Investime  në Arabinë Saudite ishte bërë nga Franca ditën e djeshme, kurse janë deklaruar për mospjesëmarrje edhe Jean Lemierre, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të BNP Paribas Bank dhe Frederic Oudea, Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale.

Poashtu, mospjesëmarrjen në këtë konferencë e ka bërë të ditur dje edhe Presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine

Konferenca e FII, e nisur vitin e kaluar nga Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Selman, ka  për qëllim të promovimit të Vizionit 2030 të vendit të tij./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit