Ministri i Jashtëm afgan: Talebanët shtuan sulmet me tërheqjen e forcave të huaja

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Mohammad Hanif Atmar deklaroi se talebanët intensifikuan sulmet e tyre me tërheqjen e forcave të huaja nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Atmar në takimin online të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Afganistanin tha se talebanët nuk kishin marrë pjesë në bisedime paqësore “shumë kuptimplota” për muaj me radhë.

Ai theksoi se sulmet e talebanëve u rritën me tërheqjen e forcave të huaja nga vendi. Atmar tha se këto sulme synonin civilët në veçanti.

“Talebanët nuk e përmbushën zotimin e tyre për të shkëputur lidhjet me grupet terroriste rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Teksa paqartësia e procesit të paqes në vend vazhdon, sulmet gjithashtu vazhdojnë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Afganistanit javën e kaluar njoftoi se talebanët kanë kryer 1.455 sulme në maj.

Në deklaratë thuhet se civilët pësuan më së shumti nga sulmet. Në 2 muajt e fundit, numri i rretheve nën kontrollin e talebanëve në të gjithë vendin ka shkuar në mbi 35.

Bisedimet e paqes

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes midis SHBA-së dhe talebanëve më 29 shkurt 2020, filluan negociatat midis afganëve në kryeqytetin e Katarit në Doha më 12 shtator të vitit të kaluar.

Negociatat u braktisën në shkurt 2021, pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Teksa negociatat ishin ende të pasigurta kësaj here thuhet se bisedimet do të mbaheshin në Stamboll, por disa ditë më vonë, Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se është shtyrë Konferenca e Stambollit për Procesin e Paqes në Afganistan, e cila ishte planifikuar të mbahej në Stamboll midis 24 prillit dhe 4 majit.

Ndërkohë vazhdon procesi i tërheqjes së trupave të huaja nga vendi.

Menjëherë pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Afganistani deri në përvjetorin e 11 shtatorit ushtria amerikane përfundoi 44 për qind të tërheqjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit