“SHBA-ja përpiqet të kontrollojë Azi-Paqësorin duke formuar koalicion kundër Kinës”

Mos i humb

Kreu i inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), Igor Kostyukov tha se SHBA-ja po përpiqet të sigurojë kontroll mbi rajonin e Azi-Paqësorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Konferencën e 9-të të Sigurisë Ndërkombëtare në Moskë, Kostyukov foli lidhur me politikën e SHBA-së në rajonin e Azi-Paqësorit.

Ai theksoi se komunitetet e inteligjencës që ndodhen në SHBA, e shohin Azi-Paqësorin si një “arenë konkurrence” mes fuqive të mëdha. “Trendi konfliktues i SHBA-së, lokomotiva e ekonomisë botërore po e tregon plotësisht veten në rajonin Azi-Paqësor. SHBA-ja synon të kontrollojë këtë rajon ku realizohet 45 për qind e tregtisë globale”, shtoi Kostyukov.

Sipas tij, SHBA-ja për të përparuar procesin në fjalë përpiqet të formojë një koalicion kundër Kinës nën emërtimin “Dialogu i Sigurisë Katërpalësh”.

“Krahas Australisë dhe Japonisë, vëmendje e veçantë në këtë proces i kushtohet përfshirjes së Indisë e cila tradicionalisht ka ndjekur një politikë të jashtme të pavarur. Duke përfshirë edhe Indinë, SHBA-ja po përpiqet të formojë një koalicion kundër Kinës”, tha Kostyukov.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit