Ministri i Jashtëm palestinez kërkon takim urgjent të Ligës Arabe dhe OBI-t

Mos i humb

Ministri i Jashtëm palestinez, Riad al-Maliki u bëri thirrje udhëheqësve të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) që të mbajnë një takim të përbashkët dhe të diskutojnë mbi situatën aktuale në Jerusalem.

Thirrja për takim të dy organizatave erdhi pas deklaratave të fundit të cilat tregojnë se presidenti amerikan Donald Trump përgatitet për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Al-Maliki me këtë rast foli me krerët e Ligës Arabe dhe OBI-t Ahmed Abul-Gheit dhe Yousef al-Othamaimeen.

Ai paralajmëroi se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do të çonte në një komplikim të mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme.

Trump edhe gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar premtoi se ai do të zhvendoste Ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë mandatit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit