Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani, ka promovuar disa ditë më parë turizmin e Kosovës para ministrave të vendeve të BE-së.
Por, ministri Hasani, duket se nuk ka raporte dhe aq të mira me gjuhën angleze.
Për një moment, ndërsa kishte nisur fjalimin, në sallë nuk kishte përkthyes për shqipen, dhe ministrit Hasani i kërkohet të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze ose ndonjë tjetër gjuhë zyrtare. Por, këtu fillon ngecja e tij.
Hasani në pamundësi të vazhdojë fjalimin e tij në gjuhën angleze, vazhdon në shqip derisa kolegu pranë tij merr përsipër të përkthej në anglisht për të kuptuar të tjerët./Kosova Post/


