Ministri iranian i Shëndetësisë: Në fund të majit do ta vëmë nën kontroll COVID-19

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Saeed Namaki deklaroi se synojnë ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend deri në fund të muajit maj.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve Fars, Namaki i cili iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Parlament foli mbi zhvillimet e fundit në vend në lidhje me COVID-19.

“Inshallah deri në fund të muajit maj do ta vëmë nën kontroll COVID-19”, u shpreh ai.

Namaki tha se sanksionet e SHBA-së ndikojnë negativisht në luftën ndaj koronavirusit. “Ende se kemi vënë nën kontroll sëmundjen. Nuk presim që sëmundja të vijë mbi ne, por bëjmë teste të shumta”, tha ai.

Ministri iranian tërhoqi vëmendjen në distancën dhe izolimin social për ta vënë nën kontroll virusin, duke shtuar se zgjatja e kohës së pandemisë dëmton ekonominë.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Kom më 19 shkurt.

Sipas të dhënave të fundit në Iran deri më tani kanë humbur jetën 3.739 persona ndërsa janë shënuar 60 mijë raste me koronavirus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit