Ministri koreanojugor: Takimet me Korenë e Veriut janë një mundësi

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha tha se takimet me Korenë e Veriut i vlerësojnë si mundësi.

Kyung-wha në një deklaratë për BBC ka thënë se “Duke u përpjekur me vite të tëra, duke realizuar takime kohë pas kohe mendoj se ne e kemi kuptuar më mirë se çdo kush tjetër Korenë e Veriut”.

Takimet e realizuara gjatë ditëve të fundit mes dy shteteve, ai i vlerëson si “mundësi”. “Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrë më të mirë të mundur”, tha ministri koreanojugor.

Sipas tij, Koreja e Veriut dhe aleatët e saj janë “në të njëjtën anë” sa i përket çështjes së “pastrimit të Gadishullit Korean nga armët bërthamore”.

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut me Lojërat Olimpike Dimërore filluan përsëri bisedimet e nivelit të lartë pas një pazue dyvjeçare.

Zyrtarët nga Seuli dhe Pheniani të cilët kanë biseduar në fshatin Panmunjom në kufirin mes dy vendeve kanë vendosur që sportistët në ceremoninë e hapjes së lojërave të Olimpiadës Dimërore 2018 që do të mbahet në PyeongChang, të ecin nën flamurin e “Koresë së Bashkuar”.

Zyrtarët gjithashtu kanë theksuar se dy vendet do të formojnë edhe një ekip hokeji për femra. Sipas tyre, Koreja e Veriut në PyeongChang do të dërgojë 230 nxitëse të tifozëve dhe një ekip prej 30 personash të shfaqjes për tekvando./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit