Ministri Lluka premton ndaljen e keqpërdorimeve në Telekomin e Kosovës

Mos i humb

Në tryezën e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) u diskutua për kontratat e dëmshme të cilat zbatohen nga institucionet publike të Kosovës, përfshirë edhe pasojat që kanë pasur këto kontrata.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për kontratat theksoi se mungesa e profesionalizmit ka qenë çështje kyçe që ka sjellë probleme të mëdha në Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale pa pasur buxhetin e paparaparë, problemi i gjithë kësaj është ajo se çka jemi zotuar dhe se jemi pajtuar me ato kontrata. Mungesa e profesionalizimit është problemi kyç që ka sjellë shumë probleme si dhe përfaqësimi i procesve të kompanive jo serioze. Një pjesë e madhe e fajit është edhe përfaqësimi në arbitrazh. Shembull, rasti me AXOS-in është rast që kemi fituar, mirëpo ku përfaqësohemi nga kompanitë vendore nuk dalim fituese”, ka thënë Lluka.

Ministri Lluka ka folur specifikisht për kontratën e Telekomit të Kosovës, për çka tha ai se brenda gjashtë muajve do të analizohet kjo marrëveshje dhe kështu do të evitohen keqpërdorimet në Telekomin e Kosovës.

“Ndërmarrjet publike kanë probleme të mëdha, janë kontratat më të dëmshme që janë nënshkruar pikërisht në këto ndërmarrje. Ne jemi duke bërë një grup me juristët më të mirë që i ka Kosova, ku do të bëhet një analizë për Telekomin për 15 kontrata që janë nënshkruar e nuk zbatohen. Ato sillen nga 600 mijë euro deri në 10 milionë euro. Ideja e kësaj është ta pastrojmë Telekomin nga këto kontrata dhe të shikojmë se si mund ta rikonstruktojmë Telekomin dhe këto janë probleme nga mosdija dhe keqpërdorimi i mundshëm. Brenda 6 muaj është koha kur do të analizohen këto kontrata”, theksoi Lluka.

Ndërsa, Zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se ministri aktual ka bërë hapa të gutshëm me deklarata publike për kontratën Bechtel Enka, edhe pse sipas tij ka filluar në kohë dhe mënyrë të duhur.

“Sa i përket kontratës së Bechtel Enkas, është ajo që ka pasur një proces jo më pak se dy vjeçar. Ka pasur qasje serioze edhe qeveria. Po të isha ministër do të kisha heqë dorë nga projekte që kanë peshë më pak dhe do të vazhdoja me kontratën e Bechtel Enkas, nuk do të kisha pasur asnjë dilemë dhe nuk do ta kisha kërkuar shtyrjen e kontratës. Kontrata ka filluar në kohën dhe mënyrën e duhur. Edhe ministri aktual ka bërë hapa të nxituar me deklarata publike”, ka thënë Mujota.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu fajsojë Qeverinë e Kosovës për kontratat të nënshkruara nga kompanitë jo serioze.

“Kjo temë nuk mjafton për tu diskutuar duke marrë parasysh ekspozimin që ka Kosova në vazhdimësi dhe proeset po rritën dita ditës. Klaizola e konficidialitetit nuk ka pse të jetë e pranishme në kontrata publike.Procedura e arbitrazhit duhet me qenë e hapur qe ne jemi institucion publik dhe nuk mundemi të hyjmë në procese sekrete me para publike. Për mua është e pakuptimt kur Qeveria merr një mendim të një kompanie që paguan mbi 8 milion euro”, tha Sejdiu. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit