Ministri Lluka tregon se sa milion euro janë shpenzuar për import të energjisë elektrike

Mos i humb

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova nuk ka investuar ne termocentrale që nga viti 1984.

“Me të vërtet ne e kemi çmimin e ulët të energjisë dhe nuk ka pasur asnjë investim dhe kosto. Tani jemi në një situatë ku termocentralet “Kosova e re” dhe “Kosova B”, nuk kanë stabilitet, sidomos “Kosova A”, e cila nga momenti në moment nuk mund të prodhojë energji., dhe si rezultat mund të rrezikohet siguria racionale e energjisë”, tha Lluka.

Sipas tij nëse që nga pas lufta Kosova ka paguar 650 milionë euro për energji elektrike. “Kemi gjeneruar aktivitet për shtetet e tjera dhe punësim për shtetet e tjera. Siguria nacionale për ekonomi është energjia elektrike”, tha ai. Lluka tha se edhe Gjermania prodhon energji nga thëngjilli.

“Tani jemi në fazën e përmbylljes financiare për Termocentralin “Kosova e re”. Ka interesim për investime, si nga ShBA, Japoni dhe Poloni. Përmbylljes financiare do të kryhet shumë shpejt, besoj në mars ose qershor”, deklaroi ai, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK. Ai ka folur edhe për fondin për efiçiencë të energjisë. Sipas tij shumica e spitaleve janë me energji efiçiente apo janë në rregullim e sipër. AI bëri me dije se Kosova nuk qëndron keq sa i përket energjisë efiçiente dhe rrugës së saj për energji alternative.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit