Ministri Peleshi bëri një përshkrim të përgjithshëm të synimeve që ka vendi ynë për të ndërtuar dhe çuar në një nivel konkurrues kapacitetet në fushën e inovacionit teknologjik, duke ndjekur edhe modelin e Izraelit, si një nga pesë vendet lider të botë në këtë aspekt.

Peleshi Gantz

Gjatë takimit, z.Peleshi shprehu vlerësimin e tij për Izraelin si një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s në rajonin MENA (Middle East and Northern Africa) si edhe për politikën konstruktive të ndjekur në Forumin e Dialogut të Mesdheut.

Ministri Peleshi falënderoi homologun Gantz për vendimin historik të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Shteti i Izraelit, që u pasua edhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave përkatëse.