Ministri Reçica pritet nga Kryeministri i Katarit, Khalifa Al Thani

Mos i humb

Me ftesë të homologu, Ministrit të Zhvillimit Administrativ, Punës dhe Çështjeve Sociale z.Yousuf Mohamed Al Othman Fakhroo, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në Katar në vizitë pune.

Ministri Reçica, gjatë vizitës në Katar, është pritur nga kryeministri i Katarit, Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, nga i cili ka ka marrë premtime për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Për më tepër ministri Reçica, ka shkruar në Facebook, se me homologun e tij, Yousuf Mohamed Al Othman Fakhroo, gjatë takimit kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe mbrojtjes së kategorive të cenueshme.

Postimi i plotë i ministrit Reçica:

Gjatë takimit me homologun diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat e punësimit dhe avancimit të mbrojtjes së kategorive të cenueshme.

Sot u prita në takim edhe nga kryeministri i Katarit, z. Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, nga i cili mora përkrahje të parezervë për mbështetje në përmirësimin e punësimit, në fushat e ngritjes së shërbimeve për kategoritë e cenueshme në Kosovë dhe mbi të gjitha, në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Me kryeministrin u pajtuam që krahas raporteve diplomatike, është e rëndësishme të punohet edhe për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve tona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit