Ministri Shala kundër ngritjes së çmimit të bukës

Mos i humb

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë thirrje që të mos rriten çmimet në treg, të cilat kanë ardhur si pasojë e masës 10% që është vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Shala tha se tregtarët nuk duhet të veprojnë keq ndaj vendit dhe qytetarëve të tyre.

“Sipas informacioneve që i kemi ne si MTI, rritja e çmimit të miellit në tregun kosovar ka filluar edhe para rritjes së kësaj mase. Edhe sot i ftoj të gjithë shoqëritë tregtare në Kosovë që masat të cilat Qeveria e Republikës se Kosovës i ka marrë në raport me Serbinë edhe Bosnjën Hercegovinën, të mos i shfrytëzojnë që t’i rrisin çmimet ne treg. Ju bëj ftesë të gjithë tregtarëve që këtë masë ta shohin si mundësi më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit të vet dhe jo me rritje të çmimit ata si shoqëri tregtare ta dëmtojnë vendin e tyre, qytetarin e tyre”, tha Shala.

Ai ka shtuar se kjo ngritje është koordinuar nga disa shoqëri tregtare në disa komuna.

“Në të dhënat që i kemi, Kosova tash mbulon 80 për qind nevojat e saj me grurë, por përkundër kësaj, mundësia që ta kontrollojmë këtë ngritje jo të ligjshme apo jo të nevojshme të çmimit te miellit, bukës, kam kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës ta bëjë mandatin e vet. S’ka arsye për rritje të çmimit, kjo është e koordinuar nga disa shoqëri tregtare, kryesisht në Prizren dhe Kaçanik”, ka thënë Shala./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit