Veriu i Mitrovicës feston për dështimin e Kosovës në Interpol

Mos i humb

Pas konferencës së jashtëzakonshme në Beograd, të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Ivicia Daçiq, në rrugët pjesës veriore të Mitrovicës po festohet për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Sipas këtij portali në gjuhën serbe, kolona automobilash me flamuj të Serbisë dhe me sirena të lëshuara po parakalojnë rrugëve, si dikur që festonin fitoret sportive, fitoret zgjedhor, ndërsa sot pse Kosova dështoi në INTERPOL.

Automjetet me flamujt serbë dhe në zhurmën e sirenave lëvizi nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit dhe pas, duke u sjellë rreth monumentit të Llazarit në qendër të Mitrovicës.

“Kosova në INTERPOL ‘mallo morgen’” (një shprehej e njohur nga goja e diktatorit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviqit, që mund të përkthehet si “Në Hamam të Hyrës” – sqarim ynë) brohorisin nga kolona, që festojnë, siç thotë ky portal, fitoren, ndërsa po këtë mesazh e transmeton edhe Facebook “Kosovska Mitrovica”.

Kosova sot dështoi të bëhet anëtare e Interpolit.

“Është suksesi i një vendi të vogël, i vendosur e krenar”, kanë thënë presidenti dhe kryediplomati serb./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit