
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, u takua me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Akar në Kuvend u prit nga kryeparlamentari, Xhaferi, me të cilin mbajtën një mbledhje të përbashkët. Akar në takim u shoqërua nga ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.
Ministri turk më parë u takua me zv/kryeministren dhe ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, pas së cilës pasoi konferenca e përbashkët për mediat.
Akar në kuadër të vizitës së tij gjithashtu u takua edhe me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev.


