Ministri turk i Shëndetësisë: Rastet me COVID-19 në rritje në mbarë vendin

Mos i humb

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) janë përsëri në rritje në të gjithë Turqinë.

Duke folur në një konferencë për media në provincën perëndimore turke Bursa, Koca tha se numri i infeksioneve me COVID-19 është rritur përsëri në të gjithë vendin.

Koca theksoi se po planifikon një vizitë në qytetin metropolitan të Stambollit, ku janë regjistruar 40 për qind e infeksioneve të përgjithshme në vend.

Ai shtoi se Bursa po ashtu ka qenë në një gjendje kritike. “Krahasuar me mesin e shtatorit, numri i rasteve ditore (në Bursa) u rrit afërsisht trefish”, tha Koca.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Turqi është 355.528. 

Së fundmi, brenda 24 orëve u raportuan 2.013 raste të reja me COVID-19 si dhe 1.581 pacientë të shëruar që rritën numrin e të shëruarve në 310.027.

Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” me qendër në SHBA, në mbarë botën mbi 41.73 milionë persona rezultuan pozitiv ndaj COVID-19, përfshirë mbi 1.13 milionë të vdekur dhe mbi 28.36 të shëruar.

SHBA, India dhe Brazili aktualisht janë vendet më të prekura nga pandemia globale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit