Ministri Xhafaj: ja pse opozita na quan narkoshtet!

Mos i humb

Ministri i Rendit Fatmir Xhafaj, tha se nuk e priste që opozita ta godiste policinë në misionin e saj kundra krimit, referuar “Forcës së Ligjit” si fushatë e promovuar prej tij.

Jam sinqerisht i keqardhur kur shoh që kjo lloj politike e vjetëruar jo vetëm nuk e bën këtë gjë, por me papërgjegjshmëri politike e sulmon policinë e shtetit, e më keq akoma e bën këtë kur operacionet e kësaj policie kanë prodhur rezultate shumë të mira kundër krimit të organizuar.

Është e papranueshme dhe e pajustifikueshme dhe i shërben interesave të botës së krimit përcaktimi I Policisë së Shtetit me terma të tilla si ‘forca e krimit’ apo ‘narko policia’ etj. Ne kemi qenë dhe mbetemi të ndërgjegjshëm se lufta që kemi nisur kundër grupeve të ndryshme kriminale do të prodhojë kundër-reagim të këtyre të fundit. E mirëpresim këtë dhe jemi të përgatitur.

Çdo ditë shohim dëshmi konkrete të këtij kundër reagimi kriminal, por nuk kemi pritur dhe nuk ka kuptim që të prisnim që një pjesë e rëndësishme e politikës të reagonte kështu kundrjet punës së Policisë së Shtetit dhe rezultateve që po arrihen nga kjo punë”, tha Xhafaj, i akuzuar dhe vetë ai si i lidhur me krimin, për shkak të të vëllait. Deklarimet e tij u bënë gjatë një aktiviteti kushtuar pikërisht “Forcës së Ligjit”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit