Ministria e Shëndetësisë investon miliona në modernizimin e Klinikës Emergjente

Mos i humb

Rreth 60 mijë pacient tani do të mund të trajtohen në Qendrën Emergjente në QKUK, kështu u shpreh sot ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në përurimin e renovimit të kësaj klinike pas investimeve nga Ministria e Shëndetësisë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili gjatë përurimit siguroi të gjithë qytetarët se tash e tutje ata do të kenë furnizim të mjaftueshëm si dhe do të ketë tretmane nga pajisjet më të avancuara shëndetësore.

“Ka ndodhë një renovim dhe një siguri për mjekimin e qytetarëve tanë. Në këtë klinikë trajtohen rreth 60 mijë pacient dhe sot jemi në një situatë ku do të marrin shërbime shumë më të mira. Do të ketë furnizim të mjaftueshëm me pajisje të reja që do të jetë një lehtësim i madh edhe për pacientët edhe për stafin mjekësor”, tha Ismaili.

Ndërsa, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj duke përuruar rinovimin e Emergjencës tha se nuk është e mjaftueshme vetëm ky rinovim duke shtuar se ende duhet të punohet në shëndetësi pasi që Kosova ka mjekët më të mirë në botë.

“Nuk mjafton vetëm ky renovim kemi ende shumë punë për të bërë sepse Kosova ka personelin shëndetësor më të mirin në botë”, u shpreh Haradinaj.

Më tutje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se së shpejti do të bëhet ngritja e pagave dhe gjithashtu deri vitin e ardhshëm qytetarët nuk do të kenë nevojë të blejnë barna nga xhepi i tyre.

“Kemi një mesazh të qartë për të gjithë, shëndetësia është e shenjët dhe asnjë qytetarë nuk do të ketë nevojë të mjekohet jashtë vendit. Do t’i ngrisim pagat dhe deri vitin e ardhshëm askush nuk do të ketë nevojë të blej barna nga xhepi i tyre”, u shpreh Veseli.

Ndryshe, ky rinovim ka kushtuar rreth 450 mijë euro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit