Ministria që thotë se arsimi është cilësor, ka zyrtarë analfabet!

Mos i humb

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi në shkresën e dërguar Komunës së Drenasit ku kërkohet për shfuqizimin e vendimit në lidhje me mbylljen e tri shkollave në fshatin Abri, Gjergjicë dhe Godancë, duket tamam shkresë e shkruar nga një analfabet, e jo nga një zyrtar ministrie.

Por kjo shkresë, ka dal nga kabineti i ministrit të Arsimit, ministri kjo e cila thirret në arsim cilësor, por zyrtarët e saj duket se janë aq të papërgjegjshëm në përpilimin e dokumenteve zyrtare ku përveç gabimeve drejtëshkrimore ka edhe fjali të pakuptimta e pa domethënie.

Në shkresën prej tri faqesh vërehen më se paku dhjetë gabime drejtëshkrimore, ku shumë prej tyre janë gabime themelore gjuhësore që secili duhet t’i dijë, por ka edhe të tilla që janë lëshuar nga papërgjegjësia që kanë zyrtarët për punën që kryen.

Ky dokument i  dërguar nga një lexues i Kosova Postit dëshmon qartë se zyrtarët e kësaj ministrie janë të pakujdesshëm dhe të papërgjegjshëm në punën e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit