Ministri i Zhvillimit e Ekonomik Valdrin Lluka dhe drejtori i Bordit të Postës se Kosovës, Halit Isufi derisa kanë raportuar para komisionit për Zhvillim Ekonomikë, mes tjerash kanë lavdëruar menxhmentin e Postës së Kosovës që mori vendimin për uljen e pagave 30 për qind, madje kanë përmendur se ulja ka prekur edhe kryeshefin e Postës Sejdi Hoxhën.
Ndonëse u lavdërua menaxhmenti për vendimin e uljes së pagave, ky vendim nuk u duartrokit nga anëtaret e komisionit të cilët thanë se ky nuk është vendim qe qon shumë peshë, sepse thanë ata se rëndësishme është që Posta të ofroj shërbime universale me kualitative në mënyrë që të dal nga kriza dhe borxhi që ka kapluar këtë ndërmarrje publike me mbi 1000 punëtoret.
“Ndaleni problemin qaty ku fillon e jo me u bërë më e madhe. Ofroni shërbime më të mira dhe ndihmojeni qytetarin”, tha Mimoza Kusari derisa elaboroj një porosi që ajo kishte marrë nga Posta e nuk e kishte marrë në kohen e duhur.
Ajo po ashtu kritikoj edhe dhënien me qera të objekteve që janë të Postës.
“Ofroja Postës t’i lëshon me qira t’i bon restorante ose Fast Food qysh jeni tu vepruar” tha ajo duke marrë si shembull objektin e Postës së i është dhënë me qera një restorani në Gjakovë.
Deputetët, pos shërbimeve kritikuan edhe punësimet që po vazhdojnë të bëhen edhe më tutje derisa posta është në kolaps, ndërsa shtruan pyetje se si Bordi ka marrë vendime krye ne vete të zvoglojë qeranë që Telekomi ja bënë Postës në 20 për qind.
E drejtori ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha tha se që nga ndarja me Telekomin kanë pasur ulje në fitim andaj ka përmendur edhe problemin me paga që mund të jetë rrezik edhe për ketë muaj andaj nuk ka mohuar edhe veprime sindikaliste që mund të ketë./Kosova Post/


