Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë i ndalohet hyrja në Kosovë

Mos i humb

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe delegacionit të kësaj ministrie dhe Shëndetit Ushtarak nuk i është lejuar vizita në Qendrën Klinike dhe Spitalore në veri të Mitrovicës.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetit Ushtarak nuk kanë marrë leje për të qëndruar në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Sipas kësaj të fundit, atyre nuk i është lejuar vizita pavarësisht nga fakti se javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i tha homologes serbe, Ana Bërnabiq se ishte një lajm i rremë që Prishtina i ndaloi të gjithë zyrtarëve serbë vizitat në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit