“Ministrja e tij shkon me helikopter në Peshkopi”, Berisha thirrje studentëve: Jemi buzë gremine, do merremi ne me Ramën, ndryshe nuk ndalet

Mos i humb

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim e studentët në Tiranë, për të diskutuar rreth problematikave që po hasin në këtë vit akademik.

Kreu i Partisë Demokratike, tha se situata në universitete është ‘buzë gremine’, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë ndër të tjera se protestës së pedagogëve i përgjigjet me arrogancë.

“Ministrja e tij shkon bën 15 rrugë nga 15 mijë euro për mbledhje partie në Peshkopi. Ministrja e tij nuk na shkon dot me makinë, por shkon me helikopter.

A mund të pranoni ju që një pedagogu juaji të marrë 4 herë më pak se shoferi i fondit shqiptar i zhvillimit, të marrë sa të marrin punonjësit e fasenorisë.

Pse do rrinë atëherë këtu, jemi buzë gremine ndaj qëndrimit që qeveria mban ndaj universiteteve.

Ndaj ju ftoj të bëni gjithçka për suksesin e kësaj proteste, dhe ju them një këshillë, punoni me çdo të ri e te re që njihni, unë admiroj këtë grevë të tyre sepse është me të vërtetë pluripartiake dhe aty flasin njerëz të përgjegjshëm që duan të shpëtojnë universitete.

Cdo ditë i sulmon me mungesë edukate, flet për hiena një njeri me problemi psikike… do merremi ne të gjithë me këtë njeri, se po nuk u morëm, ky nuk ka të ndalur”, tha Berisha.

“Kjo është një qeveri moniste që ka marrë të gjitha pushtetet, sillet me një arrogancë të paimagjinueshme, pushtetet i ka marrë duke dhunuar votën dhe jo në mënyrë të merituar dhe tani nuk pyet për asgjë.

Merret 3 ditë rresht me kryetarin e Sindikatave të Universiteteve, i cili është një njeri jashtëzakonisht i respektuar, ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Ka funksionuar gjatë qeverisë së tij drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, që është drejtoria e analizës.

Por aty i dilte se ky mbillte kanabis, aty i dilte se 130 oficerë të lartë kishin marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit. Ky nuk do mashtronte, do i thoshte qeverisë ato që gjente.

Dhe tani e shtrigëzon paçka se Sekretarin e Përgjithshëm e ka në të njëjtin pozicion, edhe Sekretari i tij i Përgjithshëm që ka caktuar vetë ka qenë dy vite drejtor në SHISH. Për ato ai meriton të vlerësohet, jo demonizohet.

Tani që mbron një kauzë të drejtë, mëkati i tij është se i paska shërbyer shtetit shqiptar në vitet 2013-2015 drejtor në Drejtorinë më të rëndësishme në SHISH, drejtor i analizës

. A mund të merret kush me këtë njeri? Do merremi ne të gjithë, se po nuk u morëm ky nuk ka të ndalur.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit