Ministrja e Xhaçka vizitë në Turqi, takon homologun Canikli

Mos i humb

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar homologun e saj turk, Nurettin Canikli.

Canikli ka pritur homologen e tij me ceremoni ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Xhaçka ka përshëndetur ushtarët në ceremoninë e pritjes, ndërsa pasi ka nënshkruar në librin e nderit kanë kaluar në takim bilateral.

Ministrat Xhaçka dhe Canikli më pas kanë kryesuar takimin mes delegacioneve. Theksohet se në takim janë trajtuar çështjet si bashkëpunim në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes mes dy vendeve.

– Ministrja Xhaçka takon shefin e Ushtrisë Turke

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, është takuar edhe me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Turqisë, gjeneralin Hulusi Akar.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se kryeshefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, gjenerali Hulusi Akar është takuar me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit