Ministrja Kushi uron fëmijët për 1 qershor, një thirrje edhe për mësuesit: Të shtojmë përpjekjet për t’u falur nxënësve më shumë përkujdesje

Mos i humb

“Me anë të një video gazmore dhe një apel të veçantë drejtuar mësuesve”, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar 1 qershorin.

Duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin e figurës së mësuesit tek nxënësit, Kushi në statusin e saj në Facebook, nënvizon se të gjithë bashkë duhet të falin sa më shumë përkujdesje dhe dashuri.

Mesazhi i ministres Kushi:

#Gëzuar1Qershorin ❤️

Bashkë me urimin për fëmijët 👫 kam edhe një thirrje për të gjithë mësuesit tanë, ju që i ndiqni që në hapat e parë nxënësit dhe keni një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre.

Mbrojtja dhe sigurimi i një të ardhmeje sa më të mirë është përgjegjësia jonë e përbashkët, prandaj le t’i shtojmë përpjekjet për t’u falur nxënësve sa më shumë përkujdesje, dashuri, arsimim cilësor e të barabartë, ashtu siç ata e meritojnë.

Fëmijë të dashur, faleminderit që i jepni dritë jetës sonë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit